“Çlirohen doktoraturat në Shkodër, shmanget ndëshkimi i Universitetit

Çlirohen doktoraturat në Fakultetin Ekonomik të Shkodrës. Në limitet e afatit, rektorja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" i ka hapur rrugë programit të tretë të studimit, duke shmangur skandalin dhe ndëshkimin e institucionit nga partnerët ndërkombëtare.

Skandali u shmang, dhe doktoraturat në fakultetin Ekonomik të Shkodrës do të hapen.

Pas protestave të pedagogëve dhe mediatizimit të çështjes, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” hodhi firmën për ti hapur rrugë ciklit të tretë të studimeve, doktoraturë në “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm”.

Dokumentet zyrtare janë dërguar në ministrinë e Arsimit para 14 nëntorit, afatit të fundit të lënë nga universitetet partnere që janë pjesë e konsorciumit në programin ERASMUS + që mbështetet me fondet e Bashkimit Europian.

Rozafa Shpuza, zëdhënëse e universitetit “Luigj Gurakuqi”: "Në këtë doktoratë mund të aplikojnë kandidatë nga fusha e turizmit dhe fusha të ngjashme të ndërlidhura me shkencat shoqërore, shkenca humane e arte, natyrore, dhe shkencat e shëndetit. Do të japim njoftim dhe për hapjen e doktoratës në gjuhën shqipe"

Në rast të kundërt Universiteti i Shkodrës, rrezikonte ndëshkimin financiar dhe përjashtimin disa vjeçar nga aplikime ndërkombëtare.

“Çlirohen doktoraturat në Shkodër, shmanget