Goxhaj: Alibasha kuisling, Sorosi me Rilindjen po promovon axhendën e vet, s’ka më sistem drejtësie

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Altin Goxhaj u shpreh se përballë armikut të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

Sipas tij, partitë kanë promovuar axhendën Soros që sikurse e ka thënë vetë Soros që me ardhjen e Rilindjes tashmë mundtë bëheshin reforma te tyre.

Goxhaj: Përballë armikut të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë. Për mua Alibasha shërben se kuisling sepse e ka lënë popullin pa opozitë. Opozitë reale ka sepse ja ku ishte sheshi, por ata nuk kanë mundësi të shkojnë në zgjedhje pa vulë, sepse nuk regjistrohesh në KQZ.

Partitë kanë promovuar axhendën Soros që sikurse e ka thënë vetë Soros që me ardhjen e Rilindjes tashmë mundtë bëheshin reforma te tyre. Sistemi i drejtësisë tashmë ka rënë. Në këtë moment nuk kemi gjykatës dhe prokurorë, por vetëm nëpunës të qeverisë. Të gjithë përmes Vettingut janë të kapur nga Edi Rama.