Lapaj: Rama i etiketoi protestuesit për çmimet si rusë, segmente nga opozita na sulmuan nën brez

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se gjatë protestave për rritjen e çmimeve është sulmuar edhe nga segmente të opozitës.

Ai tha se Rama i ka sulmuar barbarisht edhe duke u quajtur edhe agjentë rusëve protestuesit, duke shtuar se aso kohe Rama doli 42 herë për këtë çështje.

Lapaj: Në pranverë patëm protesta masive kundër rritjes së çmimeve, që ishte një mundësi që të mbështetshin nga opozita he jo të sulmoheshin. Koha tregon të vërtetën, ku u sulmua barbarisht nga Edi Rama që shkoi deri aty sa i quajti agjentë rusë protestuesit. Ndërsa segmente të caktuar të opozitës nën brez në mënyrë të padrejtë.

Këtë duhet ta themi. Nëse ato protesta do të ishin shtyrë nga spektri opozitar, pa pasur kompleksin se është filani apo fisteku dhe duke i vrarë egot për të krijuar një kohezion, ajo dallgë do ta kishte marrë përpara pushtetin. Në 15 ditë të protestave 42 dalje kishte Edi Rama për atë problem, 81 orë takime. Kishin frikë se po u marr pushtetin. Unë dhe ata që ishim në shesh s’kemi parti politike.