Neza: PD ka sot një sfidë që është hapja e partisë, kryetari ishte votuesi i parë dhe i fundit
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Sami Neza u shpreh se sot opozita ka një sfidë që është hapja e partisë.
Ai tha se sistemi ndryshoi në vitin 2008 kur u votuan ndryshimet kushtetuese, duke u mundur që të hiqet ndikimi i biznesmenëve në zgjedhje.
Neza: Sot opozita ka një sfidë që është hapja e partisë dhe synimi që të përfshihen brenda saj edhe ato zona që kanë qenë të ftohta gjatë kësaj kohe që ka qenë në opozitë. Në vitin 2008 është ndryshuar kushtetuta dhe na duket me relevant ai ndryshim, sepse ndikohen sistemi zgjedhor nga biznesmenët.
Përballeshin njerëzit me para me njëri-tjetrin. Dhe për t’i ikur kësaj gjëje u ndryshuar kushtetuta. Kjo gjë u konsolidua nga partitë politike. Kryetari ishte votuesi i parë dhe i fundit. Këta kryetar nuk bënë përpjekje që t’i relativizonin këto ndryshime kushtetuese dhe ta afronte zgjedhësin me të zgjedhurin.

