Gazi azerbajxhan nga Shqipëria në Europë, Presidenti Ilham Aliyev: Gati tju ndihmojmë të ndërtoni infrastrukturën

Azerbajxhani është gati të ofrojë investime për të përmirësuar insfrastrukturë e gazit.

Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë deklaroi se Azerbajxhani do të dyfishojë kapacitetet e gazit drejt Europës.

Ilham Aliyev: "Gaz natyror i Azerbajxhanit po kontribuon në sigurinë energjetike të Europës. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin e furnizimit me gaz në të gjithë Europën. Sigurisht ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe kjo do të japë mbështetje e kontribut shtesë sigurisë energjetike të Europës

Depozitat tona me gaz janë shumë të pasura dhe TAP e KANAPI, të dy gazsjellësit, mund të diskutohen për të rritur kapacitetet e tyre me dyfish. Duke qenë se ka nevojë për këtë gjë. Kësisoj zyrtarët e BE-së po na njohin e vlerësojnë si partner të besueshëm. Jemi të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi."

Ky gaz do të kalojë në Europë përmes Shqipërisë dhe prandaj Azerbajxhani është gati të investojë.

Ilham Aliyev: “Lidhur me insfrastrukturën e gazit. Vendin unë kërkon ta ndihmojë për zhvillimin. Deri tani nuk ka pasur infrastrukturë të mirëzhvilluar dhe Azerbajxhani mund të marrë pjesë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë.

Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare shtetërore me ftesë të Presidentit shqiptar Bajram Begaj.

Ceremonia shtetërore e pritjes u mbajt në Pallatin e Brigadave.