Djali i plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flet babai: Na tha se e hoqi pa të drejtë nga puna
Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg" për Orgest Xhelilin, 46 vjeçari që qëlloi me thikë paraditen e 11 nëntorit kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokonozi.
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje është paraqitur dhe i ati i Xhelilit, Abaz Xhelili i cili ka derklaruar se nuk dinte që djali kishte konflikte deri në këtë pikë, ndërsa kërkon drejtësi.
Çfarë problemi kishte?
"E hoqën nga puna për një vit. Ai ka qenë emigrantë, një student i mirë, ekselent. Ka mbaruar shkollën e lartë për inxhiner elektronik.
Nuk dinim gjë për ndonjë shqetësim. Jam çuditur se si i arriti djali këto shqetësime.
Djali na pati thënë që e hoqi pa të drejtë nga puna. debate ka pasur edhe më përpara. Dua vetëm që të dalë drejtësia se djali im nuk ka qenë ndonjëherë me probleme," tha ai.
