Shella: 50 mijë veta në shesh, por s’kishin mendim të tyren për të shkruar një pankartë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se protesta e opozita me rreth 50 mijë veta duket se njerëzit nuk kishin mendim të vetin.
Ai tha se partitë politike opozita edhe nëse i bashkohen një proteste qytetare, nuk është vetëm për bashkimin e numrave, por që të ngrihet në nivel institucional.
Shella: Të gjithë dukeshin të përhumbeshin përballë masës, kishin një flamur të PD-së dhe një flamur Amerikan. Si ka mundësi që ishin 50 mijë veta në shesh dhe kishte zero mendim që të shkruante dikush një pankartë vetë?
Partitë politike opozita edhe nëse i bashkohen një proteste qytetare, nuk është vetëm për bashkimin e numrave, por që të ngrihet në nivel institucional dhe ndiqet me forcë dhe avokatim. Besoj se opozita e ka këmbyer këtë rol, ku ka zë tek ligjet, me një protagonizëm që nuk e çon larg.

