Marrëveshja për Portin e Durrësit/ Maxhoranca nxiton. Debat e përplasje verbale mes Spahos e Braçes
Maxhoranca vijon të tregojë nxitimin për të miratuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtetsa të larta dhe port jahtesh.
Projektligji "Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” shqyrtohet sot në Komisionin e Ekonomisë ku nuk kanë munguar debatet.
Deputeti demokrat Edmod Spaho por dhe Jorida Tabaku ngritën zërin duke kërkuar ardhjen e ministres së Financave dhe zv/kryeministres që kanë firmosur marrëveshjen përballë tyre në komision, dhe jo të zv/ministrit. Kjo shkaktoi debat për disa minuta me kryetarin e komisionit Eduard Shalsi.
Ky i fundit pranoi nxitimin duke thënë se i druhej largimit të investitorit.
"Nuk kemi luksin të humbim investitorin" tha Shalsi.
"Nuk bëhet kështu shteti. Me ngutje. Se interesat mund të jenë okulte. Nuk është argument që ti nxitohemi" tha Shehi.
Debati u nxeh deri në përplasjen e tavolinës me grusht nga Erion Braçe.
Debati ne Kuvend
Edmond Spaho: "Të vijnë ta mbrojnë projektin ato që kanë firmosur. Ministrja e Financave dhe zv/kryeministrja, ministrja e Infrasktrukturës. Ta kalosh këtë projekt me sekretarin e përgjithshëm, zv/ ministrin dhe drejtorin e portit është qesharake. Na kurseni komedinë. Nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla"
Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku mbështeti kërkesën e Spahos. ”Kërkesa për të thirrur dy ministra është normale. Projekti ka shumë impakt për komunitetin.
Në një moment debati është nxehur mes deputetit demokrat Edmod Spaho dhe deputetit socialist Erjon Braçe
Pjese nga debati
Edmond Spaho: Një projekt I tillë I ngarkohet "hidraulikut" të kryeministrisë. Nuk mund të mbrohet me këta njerëz projekti.
Eduard Shalsi: Të të vij turp! Nuk është gjuhë etike.
Edmond Spaho: Jeni hajdutë të paskrupullt. Po vidhni për të ndërtuar pallate kjo është historia.
Eduard Shalsi: E kuptoj që keni humbur qetësinë por është moment për të festuar ardhjen e një investitori të madh
Edmond Spaho: Që vjedh bashkë me ju. Hajdutët më të mëdhenj jeni ju.
Eduard Shalsi: Jeni të paaftë për të komunikuar, analizuar. S'keni kapacitet të gjykoni një projekt të tillë madhor. Edhe banaliteti në adresë të të ftuarve dhe të investitorit tregon se s'keni kapacitet.
Edmond Spaho: Ju ka shkelur Edi Rama me këmbë.
Ndërhyn Erjon Braçe: Kërko ç'të duash por mos u merrni me ne.
...
Eduard Shalsi:Janë teknikë. Rasti i portit të Malit të Zi që erdhi në Shqipëri dhe ishte fat që erdhi por kur u ndesh me procedurat burokratike, brenda pak javësh iku nga Shqipëria e zhvilloi investimin e tij në Mal të Zi. Për këtë çështje ka një vit që është diskutuar. Nuk kemi kohë për të humbur. Unë me disa kolegë që nga dita e premte deri sot e kemi gdhirë duke shfletuar. Edhe ne kemi pyetje. Duke marrë në konsideratë llojin e investimit dhe negociatat duhet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë. Të shohim sa qëndrojnë akuzat.
Nuk mund të bëhet objekt një kontratë e tillë në ekrane që nuk ia kanë idenë të madhësisë, tipit apo rrugëtimit të investimeve të tilla. Po mo zoti Shehi ka një nxitim të madh. Nuk kemi luksin të humbasim siç kemi humbur. Rastin jua solla konkret.
Dashamir Shehi: Nëse na ka ikur njëri për në Mal të Zi, rrugë të mbarë do të vijnë të tjerë nëse jemi shtet serioz. Nuk bëhet kështu shteti. Ta bëjmë me ngutje se ikën investitori. Nuk është argument për tu nxituar.
Nuk bëhet kështu shteti. Me ngutje. Se interesat mund të jenë okulte. Nuk është argument që ti nxitohemi.
Eduard Shalsi: Eshtë argument ti themi rrugë e mbarë?! Nuk e kemi luksin. Thuajini ju, por ne jemi votuar. Nuk kemi luksin të themi udha e mbarë përkundrazi jemi kthyer në lypsarë për të tërhequr investitorë në Shqipëri e nuk e kemi problem.
Erion Braçe: Nuk kemi asgjë për të fshehur. Sa kohë kanë ardhur.
Ik ore p... Sa ke ardhur do muhabet.