Lapaj: Nuk fitohen zgjedhjet duke mbushur bulevardin, as duke përjashtuar njerëzit që protestojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2022, 21:57
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj u shpreh se nuk fitohen zgjedhjet duke mbushur bulevardin.
Ai tha se partia në opozitë duhet të jetë si nënë e madhe dhe t’i mbledhë të gjithë dhe jo të nisë me sharje dhe përjashtime.
Lapaj: Nuk fitohen zgjedhjet duke mbushur bulevardin sepse e mbushin dhe mua më mundin, por a mundin Edi Ramën. Çështja është që njerëz që e nisin ditën duke sharë çdo opozitar të mundshëm që nuk mendon si ata, këtu kemi probleme.
Partia në opozitë duhet të jetë si nënë e madhe dhe t’i mbledhë të gjithë. Nëse fillon e shan dhe cakton se si e bën dikush opozitën, sepse nuk jemi në një mendje. Përjashto këtej dhe andej, kur duhet të bashkosh dhe jo të përjashtosh.
