Shella: Shpërdorim, në protestën e opozitës dukej sikur njerëzit ishin aty për të mos thënë gjë  

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se sfida e vërtetë e opozitës është që të manifestojë pakënaqësitë e publikut.

Ai tha se në protestën e u duk sikur të gjithë aty ishin për të mos thënë asgjë, duke shtuar se një protestë e tillë më mirë të mos bëhet sepse është e dështuar.

Shella: Mendoj se sfida e vërtetë e opozitës, e vendosur edhe në një pankartë, sepse nuk po kërkojmë një manifest, por vendosja e pakënaqësisë aty. Duket sikur ata të gjithë ishin aty për të mos thënë asgjë dhe një protestë e tillë të mos bëhet.

Këtu duhet të jenë aparatet e PD-së që kanë një funksion për të menduar mbi realitetin për devizën: se çfarë është kjo që po them unë mbi këtë krizë? Është politika e identitetit dhe politika e doktrinë dhe ideve. Për mua PD-ja me gjithë njerëzit që ka në aparatin e saj, po shkon nga dështimi në dështim. Njerëzit vijnë dhe dëgjojnë të njëjtën gjë. Ky është shpërdorim i kapitalit njerëzor.