Porti i Durrësit/ Rama: Akuzat, tërbim non gratash, PD nuk është e vetmja parti që ka lidhje ruse
Kryeministri Edi Rama thotë se akuzat e opozitës ndaj qeverisë për marrëveshjen e portit të Durrësit hanë të pavërteta dhe bëhen nga "nongrata" të cilëve u është dokumentuar financimi me paratë ruse.
Edi Rama: "Që PD është financuar me para ruse, 500 mijë dollarë për të rrëzuar PS nuk është akuzë por fakt I dokumentuar. Për fat të keq. I zbuluar nga media në SHBA, I përqeshur këtu dhe I konfirmuar nga raporti I Shërbimit sekret amerikan CIA.
Ndërkohë akuzat me serbë e me nuk e di çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh, një tërbim ‘non gratash” e spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Do të transformojë njëherë e përgjithmonë e do të çojë në një nivel tjetër turizmin. Do transformojë Durrësin e ekonominë e tij dhe do të rrisë ekspotencialisht vlerën e pasurive në të gjithë zonën e Durrësit dhe të gjithë hotelerisë në Durrës. Do të rrisë ekspotencialisht punësimin, jo vetëm për Durrësin por dhe Tiranën. Do të krijojë zinxhir ekonomik vlerë për mijëra fermerë që prodhojnë ushqime që do të duhet të konsumohen në atë qytet të ri që do të ndërtohet në zemrën e Durrësit/
Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Por e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Prandaj unë nuk lë rast pa lartësuar emrin e Shqipërisë kurdoherë që flas në gjuhë të huaj, ndërkohë që “non gratat” e turpërojnë qoftë dhe me emrin e tyre jo më kur të hapin gojën.
Rama shkon më tej: Nuk është e vetmja parti, PD-ja që ka lidhje ruse. Fjalët e mia gjithmonë dalin. Sepse unë nuk hedh fall. Kur flas di shumë mirë çfarë them.
Çfarë e sharë është ti thuash tjetrit je pa atdhe?!
Rama vijoi me akuzat drejtuar opozitës dikur në pushtet.
Edi Rama: “Ka ardhur dhe përpara ai këtu. Kanë ardhur dhe të tjerë por kanë ikur me vrapë se nuk kanë kërkuar aksione për shtetin por për vetin. Janë 33 % pjesëmarrja e shtetit. Është shteti ortak. Po të ishte me të tjerë nga prapa siç janë mësuar të akuzojnë se i dinë mirë. I dinë mirë edhe offshore, edhe aksionerët e fshehur. I dinë mirë se i kanë bërë vetë. Kur them do ti shikoni unë di se çfarë flas. Është mirë që mos prisni ti shikoni për të ndarë shapin nga sheqeri.
Rama akuzon dhe median.
Edi Rama: "Është për të ardhur keq kur pasqyrat mediatike e reflektojnë pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shaping nga sheqeri apo për tu thënë njerëzve si qëndron e vërteta"
Sot paradite kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilluan një konferencë për shtyp me median për investimet në bono thesari. Konferenca u mbajt në kryeministri.
