Dizdari: Së shpejti opozita do të ketë protestë tjetër, qëllimi është rrëzimi i Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2022, 22:23
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Fjoralba Dizdari, anëtare e këshillit kombëtar të PD-së u shpreh se PD do të ketë një protestë tjetër shumë shpejt.
Ajo tha se këto protesta të vazhdueshme kanë si qëllim që të rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti, po shtoi se Rilindja 9-vjeçare nuk rrëzohet në 24 orë.
Dizdari: Së shpejti do të kemi një protestë tjetër, jemi në vendosje e sipër për datën. Synojmë dorëheqjen e Ramës. 9 vite rilindja nuk ishin me 24 orë protestë, por me protesta të vazhdueshme ashtu sikurse e ka thënë Berisha, synimi ynë është ky largim.

