Kush janë përfituesit? Shehaj: Është dështim, shteti humbet nga projekti i Portit të Durrësit
Brisida Shehaj në një intervistë për Ora News u shpreh se projekti për Portin e Durrësit është një projekt ku shteti humbet.
Brisida Shehaj: Edhe në marrëveshjet që këta po futen siç është porti i Durrësit apo dhe në dhënien e statusit të investitorit strategjik, shumica janë kotë. Ndërtojnë vetëm vetëm vila dhe nuk kanë asgjë çfarë ti sjellin turizmit shqiptar. Tani na del dhe teoria e pasaportave nëse ti blen një shtëpi në Durrës apo një apartament. Ti jep detin. Projekti i Portit të Durrësit kërkon një hetim, që të dimë se kush janë përfituesit fundor.
Shehaj tha se dhe më herët kanë kërkuar informacion mbi projektin në fjalë por nuk kanë marrë përgjigje.
Brisida Shehaj: Përmes zotit Vasili ne i kemi dërguar një kërkesë Ballukut ku ngrinim shumë pyetje dhe kërkonim dhe marrëveshjen e detaje. Shteti nuk na ka dhënë informacion, tani marrëveshja është në parlament. Është dështim, se të gjitha të ardhurat që do të vijnë, do të vijnë nga shitja e apartamenteve. Nëse projekti do të vijojë të zbatohet i tëri e gjitha është 280 milion euro. Ti si shtet po humbet.
Kush përfiton?
Brisida Shehaj: Përfitues janë ata që do të hedhin ato para atje dhe ne nuk e dimë kush janë ata pronarë. Ne nuk e dimë se si do të qarkullojnë. Dhe ne e dimë që Shqipëria sot është kthyer thjesht në një lavatriçe të madhe.
