Yuri Kim viziton Dibrën: Po ndihmojmë zonën të tërheqë sa më shumë turistë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka postuar disa foto nga vizita e saj në qarkun e Dibrës ku është takuar atje më qytetarët të ndryshëm.

Ajo shkruan se SHBA ka trajnuar guida turistike lokale, duke mbështetur bujtina dhe duke shënuar shtigje hiking, duke i ndihmuar këto zona të tërheqin më shumë turistë.

Ajo shton se është e mrekullueshme të shohësh se si mbështetja e SHBA ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit të Dibrës.

Yuri Kim: Javën e kaluar, vizitova qarkun e bukur të Dibrës për të parë sesi USAID mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri. Në partneritet me Albanian local capacity & Sëeden in Albania, SHBA ka trajnuar guida turistike lokale, duke mbështetur bujtina dhe duke shënuar shtigje hiking. Së bashku, ne kemi ndihmuar tashmë fshatrat si Rabdisht dhe Vakuf të tërheqin më shumë turistë nga Shqipëria dhe përreth botës.

Është e mrekullueshme të shohësh se si mbështetja e SHBA ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit të Dibrës. Ishte kënaqësi të takoja pronarët e bujtinave dhe guidat turistike, të mësoja se si bënin jufkën e famshme të Dibrës dhe të eksploroja më shumë kulturën dhe historinë e pasur të veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë. Më vjen mirë që pata rastin të vizitoj Sinë, vendlindjen e të madhit Gjergj.

Yuri Kim viziton Dibrën: Po ndihmojmë zonën të

Yuri Kim viziton Dibrën: Po ndihmojmë zonën të