Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij, mjeku kirurg tregon si është gjendja e tyre

Sami Osmanim, mjeku kirurg i spitalit të të Lushnjes, ka zbuluar gjendjen shëndetësore të kreut të bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të Gazmir Bullari pas plagosjes me thikë nga Orges Xhelili.

Sipas Osmanit, Kokoneshit i kanë prekur pak mushkërinë  dy goditje me thikë, ndërsa Bullari ka një plagë me thikë në bark që i ka prekur zorrët dhe stomakun.

Megjithatë sipas mjekut, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikur për jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua sot rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë.

Shtetasi Orges Xhelili 46 vjeç dyshohetse  goditi me mjet prerës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij  Gazmir Bullari, 45 vjeç. 

Ata u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal Lushnje ku iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale dhe më pas u transportuan në spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim të specializuar.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja e dy të plagosurve është stabël dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar Orges Xhelilin ish punonjës i bashkisë si autor të këtij sulmi ndërsa burimet bëjne me dije se shkak ka qenë një debat mes punonjësit dhe kryebashkiakut për largimin nga puna të bashkëshortes së tij infermiere.