Gjiknuri: Në shesh për Berishën e Metën

Për Partinë Socialiste, protesta e së shtunës e thirrur nga opozita është një protestë për hallet e Berishës dhe Metës, dhe jo për qytetarët shqiptarë. Nga Elbasani, Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë Damian Gjiknuri deklaroi se Berisha dhe Meta kërkojnë të kthejnë vendin pas.

Nga Elbasani ku mori pjesë në festimet me rastin e çlirimit të qytetit drejtuesi politik i socialistëve për këtë qark komentoi edhe protestën e së shtunë të thirrur nga opozita.

Gjiknuri tha se është një ngjarjë shumë e vogël në rrugën e madhe të kombit shqiptar.

Damian Gjiknuri: “Një miningjarje në rrugën e madhe të një kombi. Çdo gjë tjetër do të jetë një ngjarje më shumë që njeriu i jep rëndësi gjatë ditës por kur kthen kokën pas disa vitesh kupton se nuk ka pasur gjë për tu shqetësuar.”"

Gjiknuri tha se Berisha dhe Meta e organizojnë këtë protestë për interesat e tyre dhe se kërkojnë të kthejnë vendin pas.

Damian Gjiknuri: “Shpresojmë që të mos u kthehen rimineshencat e të kaluarës së pesonave që kanë marrë përsipër ta udhëheqin.

Sa i takon zgjedhjeve vendore të 2023 Gjiknuri edhe pse nuk e konfirmoi la të kuptohej se kanditatura e PS-së për Elbasanin do të jetë Gledian Llatja.