Vëzhgimi: Mbi 76% e të rinjve duan të largohen e të mos kthehen më
Pakënaqësitë me arimin dhe mungesa e punësimit, bashkë me humbjen e besimit tek paertitë politike dhe shoqeria civile janë arsyet kryesore pse të rinjtë largohen nga Shqipëria. Në një anketë të realizuar së fundi, rreth 76% e tyre janë shprehur se duan të emigrojnë për të mos u kthye më.
Rreth 76% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria, e mes tyre, më shumë se gjysma nuk duan të kthehen më.
Sipas vëzhgimit kombëtar, “rinia, regres apo progres”, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri.
"Mbi 76 % e tyre duan të largohen e 58% nuk duan të kthehen në vendin e tyre"
Ervjola Osmanaj, eksperte e ceshtjeve rinore tregon disa nga arsyet përse të rinjtë kërkojnë të largohen
"77% e tyre shprehen se arsimimi në Shqipëri nuk është cilësor dhe as gjithëpërfshirës. Ndërsa punësimi në Shqipërië është i pamundur të gjendet në degën që kanë studiuar. Si dhe kanë pamundësi të gjejnë një punë me dinjitet"
Gjatë anketës të rinjtë janë pyetur edhe për besdimin që kanë te partitë politike, ku 95% janë përgjigjur se nuk shohin asnjë alternativë përfaqësuese.
"Të rinjtë nuk besojnë se partitë mund të sjellë ndryshimin e shumëkërkuar. 40% kanë thënë jo nuk do shkojmë të votojnë, sepse nuk besojnë se vota tyre mund të sjellë ndryshimin e shumëkërkuar"
Gjithashtu të anketuarit nuk kanë shprehur besim as te shoqëria civile, pasi sipas tyre asnjë prej këtyre organizmave nuk është i pavarur, përkundrazi janë të lidhura me partitë politike.