Ngjela për 7 kandidaturat e PD për Tiranën: Të panjohur, nuk zgjedhin personalitet të fortë se rrëzon kryetarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 22:03
Avokati Spartak Ngjela, ish-kandidat për bashkinë e Tiranës përballë Edi Ramës, thotë se nuk sheh asnjë kandidat të fortë në 7 kandidatët e opozitës për primaret e Tiranës që të mund të sfidojnë Veliajn.
Në studion e Rtv Ora, ai thotë se ata nuk përmbushin rregullin një të politikës: Njohjen nga publiku.
Ngjela: Asnjëri, të panjohur. Nuk kanë bërë asnjë betejë politike. Ata janë të dobët, te e para do fitojnë ata? Duhet të kishin gjetur një personalitet pankombëtar. Është rregulli numër një i politikës, duhet të jesh i njohur. Duhet personalitet që të ketë ndikim te opinioni publik. Nëse gjejnë një personalitet të shoqërisë shqiptare atëherë po. Po pse nuk e zgjedhin? Se i bën hije kryetarit, rrëzon kryetarin.
