“Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit”, Rama lumë epitetesh: I pafe, i paatdhe, i padinë, i paiman
Gjuha e përdorur në parlament ka degraduar në sharje deri në ofendime madje Rama akuzoi dy deputet të PD se ishin të dehur, akuza që janë mohuar nga deputetët.
I pyetur nga gazetarët gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së lidhur me këtë gjuhë degraduese ai vijoi të shante opozitarët kësaj here teksa thotë se janë bedel thotë se një bedel është i pa fe, pa din e pa imam.
Edi Rama: Normal se deri më tani nuk kam njohur asnjë të dehur që të pranojë që është i dehur. Ata janë bedel dhe janë bedel në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Hapni fjalorin dhe kuptoni se çfarë do të thotë bedel. Sot është dita për ti dhënë përgjigje pse paratë ruse u deshën tek një parti politike për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Patjetër tek një parti e opozitës për të rrëzuar një qeveri në pozitë dhe që ishte dhe është qeveria e këtij vend. Dhe për një parti të opozitës qeveria e këtij vendi duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse. Në këtë moment ku askush nuk qohet të thotë është një turp që ka bërë PD, më vjen zor që nuk e besova këtë gjë. Ata nuk e bënë këtë diferencim sepse janë bedel. Një bedel nuk ka kapacitetin moral minimal për të vënë interesin e vendit të vet mbi bedelizmin është një i pa fe një i pa atdhe, është një i pa dinë i pa imam. Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkolit që ata kishin pirë.
