“Flasin non gratat që ushqehen me paratë ruse”, Rama për portin e Durrësit: Projekti i ngjashëm me atë të Beogradit
Në një prononcim për mediat kreu i qeverisë Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së u pyet lidhur me projektin për Portin e Durrësit.
Rama u shpreh se njerëzit do të marrin përgjigje kur të bëhen diskutimet si dhe edhe këtë herë hodhi akuza mbi apozitën duke i anatemuar me faktin se “nuk mund të flasin ato që ushqehen me paratë ruse”.
Edi Rama: Unë po ju them që ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne e kemi future për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje që është e mirë për të gjithë, brezin e ri dhe për prindërit tuaj. Nuk është se vetëm sjell një investim prej 2 miliardësh por transformon përgjithmonë imazhin dhe turizmin e Shqipërisë. Pyetjet se çfarë do të përfitojnë shqiptarët nga projekti i Portit të Durrësit, ato që do të punojnë aty, janë legjitime e do tu jepet përgjigje kur të diskutohet, është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë por ka marrë 33 % të aksioneve. Një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit ka sjell impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e Beogradit.
"Ne kemi marrë 1 % aksione më shumë se ato. Këto muhabete pazari te gabi jo kjo, jo ajo ju mund ti bëni sa të doni se nuk jam këtu për t’ju përgjigjur ju. Derdhja e këtij lumi është një turp i madh, marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të ratifikohet nga kuvendi i Shqipërisë. Është futur në rezolutë të përshpejtuar për ti dhënë mundësi fillimit të ndërtimit. Kujt ti flasësh non gratës që flet për paratë ruse e vjedh nga paratë ruse apo për ata që i shkojnë nga mbrapa."

