Protesta e 12 nëntorit, Ngjela: Revolucioni është pemë pa kokrra, opozita është "hupja, shupja, dupja"
Avokati, Spartak Ngjela, thotë se nuk pret asgjë nga protesta e opozitës me 12 nëntor.
Në një intervistë për Rtv Ora, ai thotë se opozita duhet të jetë konkuruese përballë mazhorancës me program dhe këtë gjë thotë se nuk e sheh.
Ngjela: Çfarë do bëjnë? Do protestojnë dhe ikin në shtëpi. Opozita që nuk ka doktrinë nuk vlen, çfarë më duhet mua se del në revoltë. Unë të pyes çfarë do të bësh po të vish në pushtet, ke dëgjuar ndonjë gjë nga ata? Ata janë hupja, shupja, dupja. Nuk kanë vlerë intelekti. Nuk kanë forcë politike, nuk kanë arsye politike dhe nuk kanë doktrinë për zhvillimin e vendit. Saliun dëgjoni? Fatkeqësi kombëtare? Ka forcë të bëjë revolucion? Ja dogji ato, nuk luan për Shqipërinë, thonë ndërkombëtarët. Këtu duhet të flitet për programe, revolucioni është pemë pa kokrra, është kot. Të vish në pushtet duhen vota, me këto që bëjnë këta nuk krijojnë dot personalitetin e votës.
