"Paskemi fyer Ramën "të dehur"! Paloka: Po kryeministri do përjashtohet që vjen i droguar në çdo seancë?!
Deputeti Edi Paloka ka reaguar pas kërkesës së socialistëve për ta përjashtuar së bashku me Bujar Leskajn nga Parlamenti për 10 ditë pasd debateve në seancën e sotme me kryeministrin Edi Rama, madje duke iu afruar në një moment edhe foltores.
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij dhe të deputetit Bujar Leskaj nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, me arsyetimin se “ishin të dehur” por Edi Paloka e mohon kategorikisht duke deklaruar se i dhanë kryeministrit atë përgjigje që meritonte.
Paloka shkon më tej kur pyet nëse Rama do përjashtohet që vjen i droguar në çdo seancë.
Paloka: E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance. Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe :
-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.
Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.
Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.
Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen, mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…
Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!
Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret? Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!

