Rama tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PS-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 21:38
Në një prononcim për mediat kreu i qeverisë Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së tregoi se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.
Ai tha se shtë diskutuat mbi buxhetin, dialogun me shqiptarët si dhe për zgjedhjet vendore.
Edi Rama: Jemi mbledhur se kemi mbyllur projekt buxhetin që është një moment i rëndësishëm. Nga ana tjetër po realizojmë një dialog të gjerë me shqiptarët në të gjithë Shqipërinë. Është një dialog që zhvillohet në vazhdimësi. Kemi diskutuar dhe se si këto të dyja bashkohen me njëra tjetrën për të konkluduar këtë periudhë të vitit si dhe kemi folur mbi projeksionin e ardhshëm ku një moment i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore.
