“Nga buxheti 80 milion euro shkojnë për pagat e militantëve të partisë”, Braimllari: Apeloj për riorganizim, aksion të fortë politik
Nënkryetari i PL, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se bashkia e Tiranës përfaqëson interesat më të mëdha të krimit të organizuar.
Jo që duhet bërë sipas Braimllarit është një aksion fortë politik me qëllim për të çmontuar një sistem i cili po ngul rrënjët fort duke intimiduar një shoqeri të tërë.
Endrit Braimllari: Më e keqja është bashkia e Tiranës e cila është kthyer në një bandë të pastrimit të parave. bashkia e Tiranës përfaqëson interesat më të mëdha të krimit të organizuar. Unë e gjykoj si të arsyeshme një aksion në Tiranë për të fuqizuar rolin e opozitës me qëllim që të çmontohet ky sistem sepse sistemi i Tiranës është një sistem tipik klientelist i korruptuar dhe që tani më është bërë publik dhe nga organet. Ju keni antimafian italiane që i akuzon për pastrim parash. Unë them aksion i fortë në Tiranë për disa arsye. Nuk bëhet fjalë për Partinë e Lirisë. Nuk bëhet fjalë se ku do të jenë partitë e opozitës bëhet fjalë për të çmontuar një sistem i cili po ngul rrënjët fort duke intimiduar një shoqeri të tërë.
Ai nuk lë pas përmendur as buxhetin qëeverisë për të cilin thotë se 80 milion euro shkojnë vetëm për pagat për militant partie.
Endrit Braimllari: Shikoni çfarë ndodh, gjobëvënie kudo, është kthyer policia bashkiake në instrument gjobvënës. Policia bashkiake kalon rekordin e policisë rrugore për gjoba, Tenton të krijojë një mega buxhet, nuk jemi kundër krijimit të një buxheti por ku shkojnë paratë e këtij buxheti 450 milion euro, 80 milion euro vetëm për pagat, për paga për militant partie. Pse sepse i përdor për fushatë për të intimiduar qytetarët që ti ketë nesër në fushatë. Mungesa e transparencës, papërgjegjshmëria, arroganca shkelja e ligjit, korrupsioni i hapur nuk është në interes të qytetarëve. Ndaj gjithmonë apeloj për të riorganizuar opozitën, Partinë e Lirisë me qëllim që Tirana të jetë një betejë e fortë. Sepse beteja në Tiranë do të jetë për të çliruar qytetin nga pengmarrja.
