Hitaj: Jo çdo kush duhet të blejë helm, farmacitë bujqësore të tregohen të kujdesshme
Flavia Hitaj, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai kërkoi nga institucionet dhe organet përkatëse të kryejnë detyrat dhe të vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që helmon apo vret kafshët.
Hitaj: Unë do doja që institucionet dhe organet përkatëse të kryejnë detyrat e veta duke qenë se janë raportuar kaq shumë raste dhe të shpeshta në kohë dhe mbaj mend që në fëmijërinë time që vriteshin qentë endacakë me çifte dhe ne i kemi dëgjuar natën dhe i kemi këto si informacione, episode të përsëritura ndër vite kjo do të thotë që diçka nuk po funksionon me organet përkatëse.
Kështu që ajo që unë mendoj është që siguria jonë nuk është askund dhe mbi të gjitha helmimi masiv i qenve endacakë në një Park Kombëtar ose të vetmin që ne kemi nuk rrezikon vetëm kafshët dhe rreziku është shumë i madh po flasim për helme dhe patjetër që unë kërkoj edhe nga farmacitë bujqësore që helmet nuk i shiten çdokujt ka një kontroll, duhet të ketë një kontroll. Nëse bashkia u njoftua për rastin që është bërë helmimi masiv jam kurioze nëse e ka bërë dezifektimin e hapësirave.
Cristiano Ronaldo rekordmen, zyrtarizohet në botërorin e pestë
10 Nëntor, 21:10


