Morava: Organizatat për mbrojtjen e kafshëve jo bashkëpunuese me vullnetarët, nuk na përgjigjen

Renaldo Morava, aktivist për mbrojtjen e kafshëve, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai denoncoi faktin që organizatat për mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve nuk u përgjigjen vullnetarëve kur këto të fundit kanë nevojë.

Morava: Një gjë mua nuk më pëlqen tek Organizatat. Ato nuk i duan vullnetarët, e pëlqejnë vullnetarin e terrenit që ti thotë shko kape atë dhe dërgoje në spital dhe kaq. Por kur unë si vullnetar kam nevojë për ndihmën e Organizatës, nuk i lexojnë mesazhet, nuk i shkon mesazhi. Organizatat kanë një përgjegjësi më të madhe se vullnetarët.