"Maskat" me armë shfaqen në dyqanin e fshatit Voskop në Korçë
Grabitje me armë dhe maska në fshatin Voskop të Korçës. Katër persona thyen dyqanin atje për të vjedhur, para, cigare dhe alkool.
Katër persona me armë e maska grabitën një dyqan në fshatin Voskop të Korçës.
Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të së martës dhe u filmua nga kamerat e sigurisë, siç tregon pronari Bledar Leskaj.
"Zbresin katër persona, tre të maskuar dhe me doreza bashkë me armë. Kanë shqyer derën siç e shikoni.E kanë thyer me qytë dhe me shkelëm derën dhe kanë hyrë, duket edhe arma që e kan vendosur në banak” tha ai.
Veç një sasie parash, morën cigaret dhe alkoolin që ndodhej në dyqan si tregues për identikidin e autorëve por dhe kohës që po jetojmë.
“Kanë marë komplet kasafortën,paketa, shishe uisky, çokollata, nga të gjitha,” tha ai.
Ekspertët e policisë së Korçës kryen veprime hetimore në vendngjarje dhe morën pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim identifikimi, dhe më pas arrestimin e autorëve.
Javët e fundit në vend janë shënuar disa raste të grabitjeve me armë dhe maska, ku në shenjestër kanë qenë banesa, ku jetojnë të moshuar me fëmijë emigrantë.
