Neza: PS e ka kthyer median në instrument që i shërben regjimit, Berisha ka inkurajuar lirinë e tyre

Gazetari dhe analisti Sami Neza në një intervistë për RTV Ora foli reth lirisë së medias në vendin tonë, qasjes që ka qeveria ndaj mediave dhe çfarë ka ndikuar në të qenit ose jo media e lirë në Shqipëri.

Në çfarë kushtesh është liria e medias në Shqipëri?

Sami Neza: Sa i përket lirisë së mediave është po aq keq sa situate ekonomike, siguria apo prosperiteti për shpresën. Në raportet e fundit që kanë matur lirinë e mendiave në Shqipëri ka një zbritje dhe kjo vjen se qeveria socialiste e Ramës ka mbajtur dy lloj qëndrimesh njëra është agresive dhe shpërqendrimi nga lajmet kryesore, dhe e dyta joshja me favore të pronarëve të mediave. Kombinomi i këtyre të dyjave e ka shpërqendruar median. Media është informuese, jo ndërmjetësuese. Në Shqipëri media ka lënë pozicionin informues dhe ka kaluar tërësisht ndërmjetësues duke lënë mënjanë interesin e shqiptarëve. Pra ndërmjetëson bizneset pronësuese me qeverinë dhe ndërmjetëson interesat e qeverisë tek audienca duke lënë mënjanë tërësisht interesat e qytetarëve. 

Na kanë mësuar se liria e informimit është e shenjtë a ka ndodhur e njëjta gjë qatë qeverisjes së Berishës.

Sami Neza: Qeveria e zotit Berisha nuk ka krijuar dialog me mediat në kuptimin e mirë e keqe apo keqinformon. Nuk është futur në këtë debat. Sa herë ka pasur mundësi e ka inkurajuar lirinë e medias. Qeveria e Berishës pat ndaluar të gjithë ministrat të bënin padi gjyqësore ndaj gazetarëve. Në njëfarë mënyre kjo relakson median në raport me shoqërinë. Të shkosh nga media e ndershme drejt të pandershmes bëhesh ose përmes dashurisë të qeverisë ose përmes presionit të qeverisë.

Si erdhi kjo situatë?

Sami Neza: Vjen si një ideologji e shoqërisë ndaj pushteteve të tjera e më pas kthehet në një instrument. Qeveria e kthen median në një instrument sepse ka nevojë që qasjen e qeverisë ta përçojë ashtu siç ajo është e interesuar tek audienca.

Këmi dëgjuar media që i shërbejnë regjimit, a ka qenë gjithmonë prezente?

Sami Neza: Ne kur kemi folur për zhvillimin e mjeteve të komunikimit kemi thënë sa mirë se ka hapësira më të mëdha për medien. Por çfarë ka ndodhur?

Teknologjia e komunikimit e më tepër në Shqipëri ka favorizuar qeverinë, se qeveria ka mundësi e kapitale për ta përdorur  më tepër në favorin e saj.

Mund të përmendim dhjetra raste kur teknologjitë e komunikimit në vende të vogla dhe me një qeveri me prirje të fortë autoritare e kanë shumë të lehtë ta bëjnë këtë gjë.