"Gjergji është njësh, i marrshin të keqen", motra e radikalistit: Pse nuk i gjeti punë Erion Veliaj?
Për arrestimin e Gjergji Laçit, radikalisti fetar që kishte gati 6 vjet që kishte ngujuar gruan dhe fëmiëjt e tij në banesë ka reaguar edhe motra e tij.
Ajo deklaroi se familja nuk kishte kushte të mira për shkak se të dy, burrë e grua nuk kishin një punë.
Sipas saj, fëmiëjt kanë mbaruar shkollën para 3 muajsh, ndërsa në gjimnaz nuk kanë shkuar për shkak se Laçi nuk kishte mundësi ti dërgonte. Ajo hodhi poshtë edhe akuzat për dhunën e ushtruar ndaj nënës dhe dy fëmijëve dhe ngujimit të tyre.
"Ishte pa punë, pa rrogë pa asgjë. Erion Veliaj çfarë bën? Pse se fut në punë burrin e gruan po i lejnë deri kur shkojnë e i denoncojnë. Ska denoncim ai, të lirohet, ti gjejnë një punë. Problemet janë të qeverisë, se duan ti shembin shtëpinë. Po ku do ti nxjerrin?! Në rrugë të madhe, në katër rrugët e Shijakut?! Ti marin ti fusin në një shtëpi, ti paguajnë qiranë.
Se kanë dhënë urdhër që do tu prishet shtëpia. Janë duke i çmendur të gjithë njerëzit, kanë hyrë miliona lekë këtu. Gjergji nuk është i sëmurë. Është me diabet, asnjë sëmundje tjetër nuk ka. Gjergj është njësh. Trutë i ka fiks fare.
Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, nuk është e vërtetë. Atathonë ashtu se duan të dalin e të bredhin rrugëve. As të ngujuar nuk i ka mbajtur. Fëmijët kanë mbaruar shkollën para tre muajsh. tani në gjimnaz ti çojë shteti, Gjegji s'ka mundësi ti çojë në gjimnaz," tha ajo.
