Ishte në kërkim prej një jave, gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar në Greqi

Ylli Mera  51-vjeçari shqiptar i cili ishte në kërkim që prej mesditës së 1 nëntorit është gjetur i pajetë.

51-vjeçari atë ditë ishte nisur për të punuar në zonën e Arethousa të Selanikut së bashku me një 59-vjeçar grek, zonë në të cilën u gjet dhe trupi i tij. 

Sipas raportimit të mediave greke, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur për vdekje gjatë punës me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku. 

Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit. 

Më pas ai pretendoi injorancë për fatin e tij. 

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë shqiptarin të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident . Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin e 51-vjeçarit për të shmangur zbulimin.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për dosjen përkatëse.