Durrës/ 4 burra arrestohen për dhunë brenda 24 orësh, Rrahën gratë, njëri nënën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 14:41
Katër burra janë arrestuar në flagrancë brenda një dite në Durrës e Krujë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Policia e Durrësit informon se janë arrestuar
-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.