“E drejta do të dalë në pah”, Maliqi: RTV Ora do të triumfojë mbi këtë oligarki dhe urdhër politik

Ish deputeti Lefter Maliqi thotë se RTV Ora do të triumfojë mbi oligarkinë dhe mbi urdhërin politik për mbylljen e këtij televizioni.

Ai thotë se Rama është pjesë e krimit dhe lojërave me  pasigurinë totale në vend.

Lefter Maliqi: Nuk është ndonjë habi e madhe as për mua as për shqiptarët as për mediat se para dy vitesh këtu erdhën forcat special, shkelje flagrante e lirisë së medias. Kemi parë dhe shumë gazetarë të keqtrajtuar nga policia e shtetit. Krimi është një me shtetin. Mafia qeveritare është një me krimin. E kam thënë dhe në parlament që dënova veprimet arbitrare në televizionin Ora News dhe RTV Ora. I jam drejtuar ministrit Lleshi dhe dënova futjen e forcave speciale në Ora News e RTV Ora dhe ju drejtova pronarit që duhet të marrë masa mbrojtëse që në atë kohë, se çfarë nuk pret nga këta kriminel.

“Kanë ndodhur disa vrasje nga policia e shtetit, Rama tha që shpejt do ta merrni vesh nëse Martini është gjallë ose i vrarë e nuk ka informacion. Ky kryeministër është pjesë e segmenteve të krimit dhe lojërave të tilla me  pasigurinë totale në vend. Është mbushur kupa 12 tetori do të jetë një ditë e veçantë. Kam bindje që dhe e drejta e kësaj mediaje dhe të tjera do të dalin në pah. Kam besim që televizioni juaj do të triumfojë mbi këtë oligarki dhe mbi këtë urdhër politik.“