Plagosje në Vlorë, i riu me probleme të shëndetit mendor godet me thikë 58-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 16:21
Një plagosje më thikë është regjistruar në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit në Orikum.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dëmtuar me thikë shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

