"Në mes të trafikut, pluhurit dhe zhurmave", Jul Deda tregon ku e mori lajmin se është kandidat për Tiranën

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, e ka marrë vesh lajmin se është në listën e kandidatëve për primaret e PD-së për bashkinë Tiranë ndërsa ishte në lëvizje në kryeqytet.

Ai ka falenderuar të gjithë mbështetësit në degët e Tiranës që patën besim te ai.

"Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve...! "

Janë 7 kandidatë që garojnë në primaret e Tiranës për qenë kandidati zyrtar i opozitës për kryebashkiak të Tiranës përballë Erion Veliajt të mazhorancës.

1-Adriana Kalaja

2-Belind Këlliçi

3-Enkelejda Fejzo

4-Fatmir Merkoçi

5-Gerti Bogdani

6-Ilir Alimehmeti

7-Julian Deda