Nënë Liza tjetër padi për shpifje ndaj Erion Veliajt
Mashtrimi publik i kreut të bashkisë Tiranës nuk ka zgjatur shumë. Nënë Liza sërish ka dalë në deklaratë duke përgënjeshtruar pretendimin e tij se ajo ka firmosur duke u shprehur se ajo do të bëjë kallëzim për shpifje për Veliaj.
Deklaratën e Erion Veliajt se "Nënë Liza firmosi 500 metra katrorë të Stefano Boerit tek 5 Maji kur e kuptoi që nuk e ndalon dot progresin" e përgënjeshtron vetë protagonistja.
"Unë as kam firmosur e as kam marrë metra katrorë. Erion Veliaj është mashtrues e kriminel. Unë nuk gënjej si Erion Veliaj" thotë Nënë Liza për Ora News.
Nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i vë vetes kufi në deklaratat që ai bën.
Emrin e Nënë Lizës kryebashkiaku e përdor për të bindur qytetarët se ai është një njeri i mirë dhe di të administrojë siç duhet.
Por për të disatën herë deklaratat e tij janë përgënjeshtruar nga Nënë Liza, e cila thotë për Ora News se Veliajn do ta kallëzojë sërish për shpifje.
E sipas saj, ai gjithçka e bën për fushatë për të gënjyer popullin.
"Po foli ai sot unë do dal sërish në darkë.Ose të mos merret me mua" thotë Nënë Liza.
Nënë Liza thotë se që pas shëmbjes së banesës së saj ajo nga bashkia nuk ka marrë as bonus e as nuk ka firmosur një marrëveshje pasi kontrata për të është e njëanshme.
Madje Nënë Liza shprehet se djemtë e saj nuk kanë makina dhe çdo kush është i gatshëm ti vertifikojë.
Veliaj në fjalimin e tij e quajti Nënë Lizën të djathë, po 78 vjeçarja thotë se nuk është e asnjë partie madje është shprehur e pakënaqur dhe nga opozita, e cila sipas saj nuk i ka mbështetur në mbrojtjen e shtëpive në zonën e 5 Maji.
"Nuk kemi përkrahje nga asnjëra palë. Ata shkuan tek Astiri ndërsa tek ne nuk vijnë. Pse?!" thotë ajo.
