Burri që mbante familjen në ngujim, gruaja dhe djemtë denoncojnë se i dhunonte

Një ditë pas arrestimit për mbajtjen në ngujim të familjes së tij, Gjergji Laci ka mohuar akuzat para efektivëve të policisë. Ai ka pretenduar se për asnjë moment nuk ka dhunuar gruan dhe fëmijët. Por nga ana tjeter ata tregoje së prej vitesh kryfamijari i dhunonte duke mos i lejuar të dilnin nga shtëpia. Babai dhe motra e 52-vjeçarit kanë pretenduar se ai vuan nga problem shëndetësore si pasojë e diabetit.

Gjergji Laci i arrestuar një ditë më parë për mbajtjen e familjes në ngujim ka mohuar akuzat. Gjatë marrjes në pyetje ai është shprehur se nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk i ka mbajtur Brenda me forcë gruan dhe dy djemtë e tij të mitur. Po ashtu në lidhje me municionet e gjetura në banesë ai pretedon se i kanë mbetur prej vitit 97.

Babai i Gjergj Lacit, Nafizi tregon se i biri i tij nuk punonte e po ashtu as bashkëshortja e tij. Po ashtu ai thotë se problemet që djali kishte me diabetin e kanë kushtëzuar të mos punonte.

"E kishte si ves të vetin, as gruan se linte të punonte, as vetë jo. I kishte mbetur fiksim nga diabeti, se e ka goditur në tru" thotë babai.

Rita Kaca e motra e Gjergjit ka kërkuar që i vëllai ti lirohet nga qelia për shkak të komplikacioneve me shëndetin

Bashkëshortja e Gjergji Lacit dhe 2 fëmijet e tij janë dërguar në një qendër sociale në Kamëz teksa po kujdesen në praninë e psikologut.

Në momentet e para të marrjës në pyetje ata kanë pretenduar si Gjergji ushtronte dhunë mbi ta.

52 vjeçari Laci jetonte në lagjen "5 maj" në kryeqytet.

Prej kohësh banesës së tij i ishte hequr furnizimi me ujë dhe drita pasi objekti do të shembej në kuadër të planit për zgjerimin e rrugës.

Gjergj Laci me precedentë të më parshëm penal do të dalë të martën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.