Bojkot sezonit të provimeve, paralajmërimi i radhës i pedagogëve nëse nuk u plotësohen kërkesat
Nëse nuk u plotësohen kërkesat pedagogët do të bojkotojnë sezonin e provimeve në shkurt të vitit të ardhshëm.
Është ky paralajmërimi i radhës i profesorëve të cilët hoqën dorë përkohësisht nga greva dhe bojkoti i mësimit.
“Po studiojmë mbështetjen totale kombëtare si variant të mundshëm, nëse qeveria nuk do të plotësojë kushtet tona. Do të ketë bojkot dhe greva periodike” tha Aleksandër Kovaçi.
Në një deklaratë për mediat Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve tha se ndaj tyre ka pasur presione ndaj u detyruan të rinisin mësimin e të mos hyjnë në grevë.
Protestat do të zhvillohen në ditë të veçanta. Të martën do të jetë e radhës.
“Pezullojmë përkohësisht bojkotin e procesit mësimor për të përmbushur detyrën tonë, ndërkohë që qëndrojnë në fuqi të gjitha mundësitë e grevës dhe protestave periodike"
Të hënën Universiteti i Shkodrës dhe ai Elbasanit miratuan rritjen me 15% të pagave.
Por pedagogët në Tiranë thanë se ky vendim do të jetë në dëm të universiteteve.
“Ky 8% është inekzistent dhe është në disfavor të zhvillimit të Universiteteve”
Prej të enjtes së javës shkuar në universitete procesi mësimor po zhvillohet normalisht.
Protesta e radhës është ajo e datës 8 nëntor ora 11:00 para korpusit.

