Shoqata e Transportit Urban letër kryeministrit: Takim për të diskutuar problematikat tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 11:00
Shoqata e Transportit Urban Qytetas i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama përmes të cilit ka kërkuar një takim me institucionet vendore dhe qendrore për të diskutuar disa problematika me të cilat ata po hasen sëfundmi.
Sipas tyre transporti po haset me disa problematika:
1. Veprimtarinë dhe shërbimin e ofruar
2. Vështirësitë në operim
3. Mungesën e kompesimit të vazhdueshëm në ndihmë të operatorëve
4. Pamjaftueshmërinë e organeve kompetente
5. Vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshme për mirëmbajtjen e mjeteve
6. Vështirësitë në mbajtjen e punonjësve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor
7. Vështirësi mbi operimin optimal dhe shërbimin me cilësi të lartë.