Shisnin heroinë e kanabis me doza, prangosen 4 të rinj në Tiranë e Mat
Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy në Mat gjatë orqve të fundit pasi u kapën duke shitur në doza, lëndë narkotike heroinë dhe kokainë.
Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje;
- D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.
"Në Mat, në kuadër të operacionit policor “Xibri”, u arrestuan në flagrancë": A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.