Në Kamëz, arrestohet 39 vjeçari që lëvizte me pistoletë. Në Pezë tenton të vrasë kushëririn për tokën

Në Kamëz shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve intensive të zhvilluara gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri, në drejtim të disa automjeteve të parkuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Smart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bllokua automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Pasi iu krye testi i alkoolit rezultoi se 39-vjeçari, F.M e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g.

Kusheriri tenton të vrasë kushëririn për tokën

Përshkallëzimi i një konflikti me armë mes dy kushërinjve është parandaluar nga efektivët e komisariatit nr 6.

Policia ka arrestuar një 40 vjeçar pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri pushkë, shtetasin  kushërin e tij.

Konflikti ka lindur për motive pronësie.

B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua “Dorëz”

Në Kamëz, arrestohet 39 vjeçari që lëvizte me
Ne foto: Arma e sekuestruar gjate operacionit "Dorez"