Hoqën dorë nga amnistia fiskale? Balla: Prioritet të miratohet sa më shpejt


Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla deklaroi sot në një komunikim për media se mazhoranca nuk ka hequr dorë nga amnistia fisale dhe miratimi i saj sa më shpejt mbetet një prioritet. Ai deklaroi se ata janë të hapur edhe për komandime nga ekspertët europiane që të arrijnë në fund në një draft përfundimtar të konsoliduar.

Ju deklaruat para pak kohësh se përveç buxhetit dhe paketës fiskale në Kuvend do të vijë edhe amnistia fiskale. Nuk ka ardhur. A është tërhequr maxhoranca, mbase presionet apo qëndrimet?

"Këtë pjesën e presionit nuk e kuptova. Shqipërisë, Kuvendit dhe popullit shqiptar nuk i bën askush presione. Nevoja për të është çdo ditë e më shumë më e madhe. në vendet anëtare të BE-së kjo ka ndodhur në shumë vende.

Në kushtet që edhe Shqipërisë, si shumë vende të tjera në Europë në kushtet e luftës i duhet që të sigurojë të ardhurat shtesë sikurse duhet të nënvizoj dhe përshëndes faktin vendimin e qeverisë për të përfshirë në paketën fiskale të këtij viti edhe taksën e jashtëzakonshme për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike që gjatë muajve të fundit kanë regjistruar fitime dhjetëfish më shumë për shkak të çmimit të energjisë, ne do të vazhdojmë të punojmë e ekspertët më të mirë të BE për një draft final që adreson rekomandimet e tyre.

Pra nuk ka presione, ka rekomandime që gjithmonë merren në konsideratë. Një ligj për një amnisiti fiskale është domosdoshmëri për tu ndarë nga 30 vitet e tranzicionit e për ti dhënë mundësi ekonomisë shqiptare të ketë një fluks të ardhurash të tjera që janë në ekonomi, por duhen legjitimuar.

Për ne mbetet një prioritet miratimi sa më shpejt të jetë i mundur, pasi të kemi konsoliduar një variant të amnistisë fiskale," tha ai.