I ndaloi makinën, shoferi dhunon policin në Vlorë
Një polic është dhunuar nga drejtuesi i një automjeti në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Transballkanike.
Nga informacionet paraprake polici i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar i ka kërkuar drejtuesit të dalë nga makina
Ky i fundit nuk ka pranuar atëherë polici ka thirrur në ndihmë forcat Shqiponja. Sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina dhe ka dhunuar policin.
Shoferi është arrestuar ndërkohë që polici po merr ndihmë mjekësore në spital.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë" njoftoi policia.
Polici ka shenja në fytyrë dhe plagë në trup. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë nën efektin e pijes alkoolike, mëson gazetari i Ora News, Edi Ruçi.
