Balla: Sa kohë të vazhdojë lufta, qeveria do të subvencionojë rreth 80% të faturës së energjisë

Në një komunikim për media, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke folur për buxhetin e vitit 2023 ka deklaruar se për sa kohë që të vazhdojë lufta në Ukrainë, qeveria do të mbulojë pothuajse 80% të faturës së energjisë elektrike.

"Qeveria do të vazhdojë për sa kohë të jetë lufta të subvencionojë pothuajse 80% të faturës së energjisë elektrike për çdo familje shqiptare," tha ai.

Balla e cilësoi buxhetin e vitit 2023 si buxhetin më të mirë që ka pasur Shqipëria jo vetëm në 30 vjet, por më tej.

"Buxheti për 2023 është buxheti më i madh që ka patur Shqipëria jo vetëm në 30 vitet e fundit, por më shumë se kaq.

Është buxheti me paketën më të madhe për mbrojtjen socilae për të gjtiha shtresat ën nevojë ku konsolidohet nevoja e atyre që përballen me vështirësitë e kësaj lufte që janë shtresat më në nevojë.

Eshtë buxheti i rritjes së pensioneve dhe natyrshëm edhe buxheti me rritjen e konsiderueshme të investimeve publike.

Në kushtet e një lufte, ne kemi një buxhet me rritje, por sigurisht dhe pjesa më e rëndësihsme është vazhdimi i mbështetjes sa i përket të gjtiha familjeve shqiptare," tha ai.