PS nuk toleron, zgjedhjet e 14 majit në 61 bashki
Partia Socialiste nuk do të bëjë asnjë lloj lëshimi lidhur me ndryshimet në hartën territoriale. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u theksoi edhe njëherë se mazhoranca nuk do të tolerojë dhe se në 14 maj do të votohet në 61 bashki. Socialistët duket se janë të palëkundur edhe prë aministinë fiskale, e kundërshtuar nga partnerët perëndimorë
Partia Socialiste tha ma bindje se në zgjedhjet e 14 majit do të votohet në 61 bashki.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla theksoi edhe njëherë se se nuk do të ketë asnjë ndryshim të ndarjes territoriale, pasi nuk u arrit asnjë konsensus.
"Komisionet e Posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimore. Komisionet e Posaçme votojnë projektligjet që burojnë nga puna e tyre.
Pra në Komisionin e Posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsesus për të shkuar në ndryshime. Në 14 maj në Shqipëri do të votohet në 61 njësi administrative," tha ai.
Një tjetër çështje e përmendur ishte edhe amnistia fiskale. Sipas Ballës amnistia fiskale do të ketë një raport që do të mbështetet edhe nga partnerët e huaj, të cilët kanë shprehur oponencën e tyre disa herë, por mesa duket mazhoranca nuk lëkundet nga vendimi për ta miratuar atë.
"Nevoja për amnistinë fiskale është çdo ditë e më shumë më e madhe. Ne do të vazhdojmë të punojmë e ekspertët më të mirë të BE për një draft final që adreson rekomandimet e tyre.
Pra nuk ka presione, ka rekomandime që gjithmonë merren në konsideratë," tha ai.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i bëri thirrje SPAK që të fillojë hetimet lidhur me financimet ruse në vitin 2017 në Partinë Demokratike dhe sipas tij Sali Berisha duhet të japë shpjegime për lidhjet me rusët që prej vitit 2008.

