Vlorë, policia kontrolle në pallatin 5 katësh në kërkim të shqiptarit të identifikuar në Greqi si përdhunues

Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme, 31 tetor 2022,  në një pallat në qytet pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se kontrollet kanë qënë pikërisht për 45 vjeçarin e dyshuar për përdhunimin e një 34-vjeçareje greke në stacionin e autobusit dhe tentativës të sulmonte një grua tjetër, në Paleo Faliro, Greqi. 

Madje sot, Ministri i Mbrojtjes Qytetare në Greqi, Takis Theodhorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, ku i ka kërkuar mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e shqiptarit. Nga biseda telefonike është lënë të kuptohet se 45 vjeçari nuk ishte i panjohur për drejtësinë shqiptare, raporton CNN grek.

Kontrollet

Kontrollet janë kryer në katin e pestë të një pallati. Në ndihmë janë edhe forcat zjarrfikëse për hapjen e derës e cila ka qenë me hekura. Policia nuk ka dhene detaje mbi operacionin.

Hetimet

Dyshohet se 45 vjeçari, i divorcuar dhe babai i dy fëmijëve është larguar nga Greqia përmes Kakavijës më 27 tetor 2022, pak para se ai të identifikohej dhe fshihet në Vlorë. Ndërkohë dy ngjarjet në Paleo Faliro kanë ndodhur më 23 tetor 2022.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë por dhe nga tatuazhet në trup. Menjëherë pas lëshimit të urdhrit, nga prokurori publik në Greqi do të kërkohet që të publikohet identiteti dhe fotografia e tij, në mënyrë që viktimat e tij gra ta shohin, ta njohin dhe ta denoncojnë.

Vlorë, policia kontrolle në pallatin 5 katësh në kërkim