Protestë për ujin dhe jetën, Banorët e Lumasit kundërshtojnë shkatërrimin e Sinecit nga Salillari

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar përsëri për burimin e Sinecit.

Ata thonë se firma Salillari së bashku me bashkinë Kuçovë dhe të mbështetur edhe nga qeveria, po u marrin të vetmin burim me të cilin ata jo vetëm sigurojnë të ardhurat por edhe jetojnë.

Ata thanë se nuk do të ndalen në protestat e tyre derisa burimi tu kthehet atyre.

Për të disatën herë banorët e fshatit Lumas kanë protestuar për burimin e Sinecit.

Ata marshuan drejt Sinecit, ndërsa pretenduan se firma Salillari po e shkatërron burimin e vetëm të ujit të zonës.

Bashkë me firmën që po kryen punimet banorët akuzojnë edhe bashkinë Kuçovë pasi sipas tyre pavarësisht protestave nuk është ulur kurrë që të diskutojë me ta për burimin.

Banorët shprehen se do ta vijojnë protestën deri sa të zgjidhet përfundimisht ky problem.

Punime që po kryhen në zonën e mbrojtur kanë bërë që banorët ti drejtohen disa herë prokurorisë por edhe SPAK-ut ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar në lidhje me çështjen.

Protestë për ujin dhe jetën, Banorët e Lumasit