Policia bën bilancin 1 javor: 154 të arrestuar në një javë, armë, drogë dhe pasuri të sekuestruara

154 persona janë arrestuar nga policia në të gjithë vendin vetëm ne një javë. Sipas uniformave blu këto persona të prangosur ka ardhur nga operacionet e zhvilluara në 12 drejtori vendore. Vetëm në Korçë u arrestuan 23 persona si vijim i operacionit antidroge.

Policia e shtetit ka bërë bilancin e punës 1 javore ku bën të ditur se në pranga kanë përfunduar 154 persona për vepra të ndryshme penale.

Në bazë të hetimeve që po ndiqen nga strukturat e hetimit janë lokalizuar dhe kapur 27 persona në kërkim, nga të cilët 26 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Për sa i përket luftës ndaj drogërave policisë rendit operacionin e finalizuar një ditë më parë në Korçë ku 54 shtetas të arrestuar, 16 shtetas të shpallur në kërkim dhe 127 shtetas nën hetim, si rezultat i 2 fazave të megaoperacionit antidrogë “Knock Down”.

Kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara gjatë ndjekjes së hetimit.

Nga ana tjetër, gjatë 2 fazave të operacionit “Fasada”, në Elbasan, janë konfiskuar pasuri me vlerë 3 000 000 euro, që burojnë nga veprimtari kriminale, si dhe është vendosur sekuestro preventive për pasuri të tjera, me vlerë 400 000 euro.

Për sa i përket drejtorisë së Tiranës në një 1 jave janë zhvilluar 8 operacione për evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i operacioneve, janë vënë 9 shtetas në pranga dhe janë sekuestruar 9 aparate celulare