Sazan Guri dhe banorët e Lumasit në SPAK: Gjyqtari që kishte çështjen në Vlorë ishte patronazhist dhe mbështetës i madh i qeverisë

Sazan Guri me banorët e Lumasit janë paraqitur sot në SPAK sa i takon ndërtimit të ujësjellësit të Sinecit .

Banorët prej kohësh kanë shprehur kundërshtimine  tyre për këtë ujësjellës duke e quajtur atë korruptiv e abuziv.

Ambjentalisti Sazan Guri deklaroi sot në një prononcim për mediet se gjyqtari i parë që kishte çështjen në Vlorë ishte patronazhist.

"Me ekspertët e tyre prej dy vjet e gjysmë vërtetuan se është prekur dhe shkatërruar zona e mbrojtur.

Në këto kushte banorët kanë humbur çdo besim tek ky bashkërendim i përsosur i qeveritarëve të lartë: ministra, kryeministra, ekspertë, kompani private, prefekti i Fierit deri tek Gjyqtari i parë që ishte patronazhist.

Gjyqtari që kishte çështjen këtu në Vlorë ishte patronazhist i seklaruar dhe mbështetës i madh i qeverisë. tani jemi në një çështje tjetër, gjyqatre të dytë.

Ne besojmë se kjo kauzë është e fituar por përse i lodhin këto të prambrojtur. pse ia merr atë që ia ka dhënë natyra. Uji që vjen nga malet, nga Tomorri në Lumasin dhe Sulovën këto e grabisin. Kanë bërë poshtërsi dhe krim në financa," tha ai.