Pedagogët mund të futen në grevë, Rektori i Universitetit të Tiranës: E pamjaftueshme rritja e pagës me 15%
Pedagogët mund të shkojnë deri në grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen nga qeveria.Të premten ata njoftuan se java e ardhshme do të nisë me një protestë kombëtare.
Dy javë nga nisja e protestave, rektori i Universitetit të Tiranës për herë të parë mbajti një qëndrim lidhur me bojkotin dhe kërkesat e profesorëve.
Hoxha tha se rritja e pagave me 15% nga ana e qeverisë nuk është e mjaftueshme.
"Nuk jemi të kënaqur me këtë rritje, kemi pasur këreksa më të larta sa i përket Këhsillit të Ministrave, por ne vazhdojmë të jemi në komunikim."
Në komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, rektorët kërkuan më shumë buxhet për institucionet e arsimit të lartë.
"Konstatojmë një rritje të lehtë të buxhetimit të arsimit në përgjithësi dhe arsimit të lartë në veçanti, por gjithësesi ne vlerësojmë se ky buxhetim i propopozuar nuk është i mjaftueshëm që ne ti zhvillojmë proceset tona në realizim të misionit që institucionet e arsimit të lartë kanë".
Një nga kërkesat kryesore të pedagogëve protestues është rritja e buxhetit për kërkimin shkencor, por edhe përmirësimi i infrastrukturës në universitete.
