Sherr me sende të forta në Përmet, 3 persona përfundojnë në spital, 2 në polici, 1 në kërkim
Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur "Agjencia", Përmet, ku janë konfliktuar 5 persona.
Konkretisht në sherr janë përfshirë shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.” – njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
